Şahin Demir
01 shtator 2026•Përditësim: 01 shtator 2026
Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, zhvilloi bisedime me homologun e tij danez, Lars Lokke Rasmussen, të martën në Damask mbi forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, sipas agjencisë së lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Dy ministrat u takuan në Pallatin Tishreen, raportoi SANA, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth bisedimeve.
Takimi erdhi një ditë pasi Rasmussen rihapi në prani të ministrit al-Shaibani ambasadën daneze në Damask pas një mbylljeje 14-vjeçare.
Rasmussen tha se Danimarka ka ndarë 76 milionë dollarë shtesë këtë vit për të mbështetur rimëkëmbjen e hershme, stabilizimin dhe kthimin e refugjatëve sirianë, ndërsa al-Shaibani e përshkroi rihapjen e ambasadës si fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet siriano-daneze.
Ministri i Jashtëm danez u takua gjithashtu me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa të hënën, me bisedime të fokusuara në marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin për të mbështetur stabilitetin në Siri.
Al-Shaibani dhe Rasmussen u takuan më parë në Bruksel në maj, ku diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe humanitar dhe mbështetjen e përpjekjeve stabilizuese në Siri.