Bota

Gjermani, vrasësi neonazist planifikonte sulm ndaj xhamisë

Manifesti i shkruar nga vrasësi neonazist tregon se ai fillimisht kishe planifikuar të sulmojë një xhami, por në vend të kësaj kishte sulmuar sinagogën

Ayhan Şimşek  | 10.10.2019 - Përdıtësım : 11.10.2019
Gjermani, vrasësi neonazist planifikonte sulm ndaj xhamisë Foto: AA/Arhiv

Berlin

Vrasësi neonazist i cili të mërkurën vrau dy persona në Gjermaninë lindore, fillimisht kishte planifikuar të sulmojë një xhami, bazuar në manifestin që siç duket është shkruar nga ai dhe është publikuar online, transmeton Anadolu Agency (AA).

27-vjeçari Stephan Balliet, i cili tentoi të hyjë në sinagogë në qytetin Halle në Gjermaninë lindore, me siguri për të kryer vrasje masive, por u bllokua nga sigurimi. Më pas ai vrau një grua në rrugë dhe një burrë në afërsi të një restoranti turk.

"Fillimisht kam planifikuar të sulmoj një xhami apo një qendër 'kulturore' antifashiste, që ishin shumë më pak të mbrojtura", tha ai në manifestin e publikuar në internet.

Policia po heton autenticitetin e manifestit, që përfshin shënime të hollësishme për sinagogën e sulmuar dhe varrezat e hebrejve aty pranë, si dhe fotografi të armëve të ndryshme dhe eksplozivëve që i ka prodhuar vetë e që planifikonte t'i përdorte gjatë sulmit.

Vrasësi neonazist tha se qëllimisht ka zgjedhur ditën e shenjtë hebreje Yom Kippur për të kryer sulmit, duke thënë se "edhe hebrejtë jo-fetarë shpesh vizitojnë sinagogën" në këtë ditë.

Ekstremisti i djathtë transmetoi drejtpërdrejtë sulmin me një kamerë të vendosur në kokë në platformën për video Twitch.tv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.