Ekip
10 Tetor 2019•Përditësim: 16 Tetor 2019
Rusia bëri të ditur se Irani ka liruar gazetaren ruse e cila ishte ndaluar për gati dy javë për shkelje të vizave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada ruse në Teheran ka thënë se Yulia Yuzik u la e lirë dhe u largua nga Irani mëngjesin e sotëm në një fluturim të "Aeroflot" dhe se ajo do të arrijë në Moskë.
Yuzik mbërriti në Teheran më 29 shtator dhe u arrestua më 2 tetor në dhomën e saj të hotelit.
Javën e kaluar, autoritetet iraniane thanë se çështja kishte të bëjë me një shkelje të vizave dhe nuk ka lidhje me spiunazh.
Yuzik, e cila ka punuar për disa botime të shquara ruse dhe ka raportuar nga Irani, më herët kishte postuar fotografi nga udhëtimi i saj në Instagram, duke thënë se i pëlqente të ishte në Iran.