Mahmoud Mohamed Barakat
16 Shtator 2020•Përditësim: 16 Shtator 2020
Autoritetet shëndetësore palestineze sot regjistruan një vdekje dhe 94 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se një person 51-vjeç humbi jetën nga koronavirusi.
Numri i rasteve është rritur në 2.100, përfshirë 16 vdekje dhe 356 të shëruar. "Numri i rasteve aktive në Gaza është rritur në 1.728", tha ministria.
Rripi i Gazës, i cili ndodhet nën një bllokadë të Izraelit që nga viti 2007, vuan nga mungesa e rëndë e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, përveç ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike.