Moustafa Maged Haboosh,Ali Semerci
30 Mars 2019•Përditësim: 31 Mars 2019
Martirizohet një palestinez në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë gjatë protestës paqësore "Marshi i Kthimit të Madh", që palestinezët organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 20-vjecçari Muhammed Cihad Cevdet u plagos gjatë demonstratave të djeshme dhe iu nënshtrua plagëve.
Palestinezët që nga 30 marsi i vitit të kaluar në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë demonstrata paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh". Demonstruesit kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave që nga 30 marsi i vitit të kaluar janë vrarë më shumë se 230 palestinezë. Në të njëjtën kohë, të paktën 14 palestinezë u vranë në sulmet ajrore dhe me tanke në Gaza.
Palestinezët çdo vit shënojnë "Ditën e Tokës", për të përkujtuar 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli konfiskoi nga palestinezët mijëra hektarë tokë.
Me këtë rast, palestinezët në vend dhe në botë organizojnë aktivitete të ndryshme në mënyrë që të përkujtojmë pushtimin që zgjat për dekada të tëra, por edhe viktimat e pafajshme të bashkatdhetarëve.
Po ashtu mbahen edhe marshe protestuese në shenjë kujtimi të palestinezëve të vrarë në vitin 1976 në protesta kundër ekspansionit izraelit në territorin palestinez.
Në tubime të shumta dënohet politika e popullimit të territorit palestinez me kolonë izraelitë, duke theksuar se "Dita e Tokës" duhet t'i kujtojë bashkësisë ndërkombëtare përgjegjësinë e tyre kur bëhet fjalë për Palestinën.
Që nga viti 1993, Izraeli ka dyfishuar numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor. Më shumë se gjysmë milioni izraelitë jetojnë në territorin e pushtuar palestinez ndërsa 40 për qind e Bregut Perëndimor është nën kontrollin izraelit. Muri ndarës prej 78 kilometrash, i ndërtuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli, ndan më shumë se 850 mijë palestinezë.
"Dita e Tokës" shënohet në Palestinë që nga viti 1976 dhe kjo në një mënyrë simbolizon rezistencën e palestinezëve për të kthyer tokat e tyre.