Murat Ünlü
09 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
PARIS (AA) - Pas 11 vitesh gjendet qeni në qytetin e largët francez 450 kilometra nga vendi nga ku ishte zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali France 3 raporton se qeni me emrin Topaz ishte zhdukur 11 vjet më parë në Dunkerque, dhe në saj të çipit elektronik është gjetur në Moselle, pranë kufirit me Gjermaninë.
Qeni ishte zhdukur kur ai ishte katër vjeç dhe nuk ishte e mundur të gjendet përmes çipit sepse ishte jashtë rrezes së radarit. Pasi që sërish u paraqit sinjali, u zbulua vendndodhja e qenit.
Ende nuk dihet se si qeni i racës bichon kaloi 450 kilometra. Topaz i cili tani ka 15 vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe u është kthyer pronarëve.