Alaattin Doğru
07 Prill 2022•Përditësim: 07 Prill 2022
Franca thirri ambasadorin rus, Alexil Mechkov në Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi imazhet e qytetit Bucha në Ukrainë u shpërndanë në llogarinë në rrjetet sociale të Ambasadës Ruse në Paris, si një "set filmik", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e Ambasadës Ruse në Twitter, pamjet e një tanku të shkatërruar dhe shumë gazetarë në një rrugë të shkatërruar në qytetin ukrainas Bucha u shpërndanë me fjalët: "Set filmik, qyteti Bucha".
Ministri i Shtetit i Francës për Çështjet e Bashkimit Evropian, Clement Beaune tha: "Përtej turpit, ndalo aty".
Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian shkroi në Twitter: "Për shkak të postimit të papërshtatshëm dhe provokues të Ambasadës Ruse në Francë për vuajtjet në Bucha, kam vendosur të thërras ambasadorin rus në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.
Drian deklaroi se ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër manipulimit të informacionit nga Rusia për luftën në Ukrainë.
Ambasadori rus në Paris, Alexei Mechkov, poashtu u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës më 25 mars për publikimin e një karikature në llogarinë e tij në Twitter, që nënkuptonte se Evropa i nënshtrohet SHBA-së.