Derya Gülnaz Özcan
07 Prill 2022•Përditësim: 07 Prill 2022
Greqia do t'i drejtohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës në Mariupol, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u tha gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se më shumë se 100.000 ukrainas me origjinë greke jetonin në Mariupol.
"Greqia do t'i kërkojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë të hetojë krimet e luftës të kryera në Mariupol", tha Dendias.
Ai shtoi se do të kërkojë mbështetje nga kolegët e tij në aleancën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Odessa-n.
Dendias theksoi se kjo mund të arrihet duke dërguar "mjetet" e nevojshme në Ukrainë për mbrojtjen e qytetit.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, provokoi dënimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi eksodin e kompanive globale nga Rusia.
Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se të paktën 1.563 civilë u vranë dhe 2.213 u plagosën gjatë luftës ruso-ukrainase në Ukrainë. Më shumë se 4,27 milionë civilë kanë ikur në vendet fqinje.