Kulturë

Balerini turk do të stërvisë valltarët e rinj në Francë

Bahri Gürcan do të ofrojë mësime në një program "master class" pesëditor në Toulouse, i cili do të fillojë më 18 nëntor

Nilay Kar  | 13.11.2019 - Përdıtësım : 14.11.2019
Balerini turk do të stërvisë valltarët e rinj në Francë ( Nevzat Yıldırım - Anadolu Agency )

Ankara

Një balerin turk po përgatitet të stërvisë valltarët e rinj në Francë javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahri Gürcan, ish-balerin kryesor në Operën dhe Baletin Shtetëror të Ankarasë, është ftuar nga Francois Mauduit, themeluesi dhe drejtori artistik i La Junior Company, për të dhënë mësime në një program "master class" pesëditor në Toulouse, i cili do të fillojë më 18 nëntor.

Duke folur për AA, Gürcan shprehu mirënjohjen e tij që është ftuar në një program prestigjioz.

“Si balerin, unë kam vallëzuar nëpër botë. Është me rëndësi jetike për mua të përfaqësoj vendin tim si mësues jashtë vendit", tha ai.

Në lidhje me gjendjen aktuale të baletit turk, Gürcan tha se ai ka përparuar, por se ka një rrugë të gjatë për të bërë.

“Duhet të krijohen grupe speciale baleti. Përmes përpjekjeve të bëra në këtë drejtim, baleti turk do të arrijë në një gjendje shumë të përparuar", shtoi ai.

Si balerin kryesor, Gürcan ka drejtuar shfaqje të shumta vallëzimi në shumë vende, përfshirë Francën, Portugalinë, Gjermaninë, Britaninë, Austrinë, Rusinë, Kinë dhe Tajlandën.

Aktualisht ai është duke punuar si drejtor artistik në shkollën e vallëzimit me qendër në Ankara, të quajtur Qendra Botërore e Vallëzimit. Ai gjithashtu stërvit valltarë në Operën dhe Baletin Shtetëror të Ankarasë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın