Kulturë

Gostivar, trupa teatrale nga Turqia performon shfaqjen "Sarıkamış Beyaz Hüzün"

Në organizim të Institutit Yunus Emre - Shkup, në qytetin e Gostivarit u realizua shfaqja "Sarıkamış Beyaz Hüzün" nga trupa teatrale "Oyunbozan"

Seyyid Emin  | 01.11.2019 - Përdıtësım : 02.11.2019
Gostivar, trupa teatrale nga Turqia performon shfaqjen "Sarıkamış Beyaz Hüzün" ( Seyyid Emin - Anadolu Agency )

Gostivar

Në organizim të Institutit Yunus Emre - Shkup, në qytetin e Gostivarit u realizua shfaqja "Sarıkamış Beyaz Hüzün", raporton Anadolu Agency (AA).

Shfaqja u performua nga trupa teatrale "Oyunbozan" nga Turqia, ndërsa të pranishëm ishin drejtori i Institutit Yunus Emre - Shkup, Serhat Kula, regjisori i trupës Yaşar Elmas, nxënës dhe qytetarë të shumtë.

Në një prononcim për gazetarët, Kula tha se shfaqja në Gostivar është e fundit në serinë e shfaqjeve të filluara në tri qytete.

"Në kuadër të programit dyditor, ne filluam në Shkup, më pas në Tetovë dhe po e përfundojmë në Gostivar. Së bashku me trupën teatrale Oyunbozan, realizuam shfaqje të ndryshme teatrale si për fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç, ashtu edhe për të rriturit", tha Kula.

Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të realizojnë aktivitete të tilla në Ballkan, me qëllim që të mbështeten aktorët teatralë që trajtojnë tema të rëndësishme në Turqi.

Ndërkaq, Elmas tha për AA se ndihet i lumtur që gjendet në rajonin e Ballkanit, të cilin e cilësoi si vend me lidhje shpirtërore.

"Erdhëm me një shfaqje për fëmijë dhe një për të rritur. Prizren, Prishtinë, Shkup, Tetovë, kurse sot jemi në Gositvar. Vërtet morëm reagime shumë të mira, në veçanti për shfaqjen për fëmijë", tha Elmas.

Siç tha ai, shfaqja "Sarıkamış Beyaz Hüzün" rrëfen tregimin gjatë betejës në Sarıkamış, ku sipas tij, 90 mijë dëshmorë ranë pa u shkrepur asnjë plumb.

"Është një shfaqje shumë dramatike", u shpreh Elmas.

"Shpresoj të kemi reagime të mira", tha po ashtu ai, duke shtuar se është ndier i lumtur nga reagimi i fëmijëve.

Elmas falënderoi Institutin Yunus Emre për mbështetjen dhe kontributin e ofruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın