Bota

Francë, rritet në 11 numri i të infektuarve me koronavirusin

"Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori", tha ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn

Yusuf Özcan  | 08.02.2020 - Përdıtësım : 10.02.2020
Francë, rritet në 11 numri i të infektuarve me koronavirusin

Paris

Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, ka njoftuar se numri i personave të infektuar nga koronavirusi fatal është rritur në 11 në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Buzyn u tha gazetarëve në Paris se virusi 2019-nVCoV u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.

"Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori", tha ministrja Buzyn.

Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın