Bota

Francë, protesta në Paris kundër dhunës policore

Gjatë protestave kundër dhunës policore të organizuara në Argenteuil ndodhën përleshje midis protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë

Yusuf Özcan  | 18.05.2020 - Përdıtësım : 20.05.2020
Francë, protesta në Paris kundër dhunës policore

Paris

Në Paris u organizuan protesta me rastin e vdekjes së një personi, për të cilin protestuesit përgjegjëse e konsiderojnë policinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë protestave kundër dhunës policore të organizuara në Argenteuil ndodhën përleshje midis protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Protestuesit hodhën mjete prioteknike dhe i vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe një stacioni të autobusit, të cilës policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Në Argenteuil para ca ditësh një motoçiklist 18-vjeçarë u përplas me shtyllën elektrike dhe pësoi lëndime serioze për jetën. Ai vdiq pasi u transportua në spital. Dëshmitarët për mediat franceze janë shprehur se një makinë civile e policisë ia preu rrugën të riut dhe u përplas me të.

Megjithatë, policia theksoi se nuk ka pasur kontakt me motoçiklistin.

Protesta janë mbajtur gjithashtu dhe në Villeneuve-la-Garenne të Parisit, muajin e kaluar pas deklaratave se policia është përgjegjëse për plagët që pësoi motoçiklisti.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın