Yusuf Özcan
15 Dhjetor 2018•Përditësim: 15 Dhjetor 2018
PARIS (AA) - Para protestave të cilën "jelekët e verdhë" janë duke u organizuar sot në kryeqytetin e Francës, Paris, janë arrestuar 25 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas France Info, të paktën 25 persona janë arrestuar para protestës që po zhvillohen sot në Paris.
Protestat që filluan si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, më pas u shndërruan si reagim ndaj administratës së Macron, pavarësisht thirrjeve të qeverisë për anulim vazhdojnë edhe sot në mbarë vendin.
Protestuesit sot do të mblidhen në rrugën Champs-Elysees dhe sheshin e Operas.
Në mbarë vendin rreth 89 mijë policë janë në detyrë, ndërsa Parisin do ta mbrojnë 8 mijë policë dhe 14 automjete të blinduara.
Për shkak të protestave shumë dyqane dhe restorante në rrugën Champs-Elysees janë mbyllur, si dhe shumë linja të metros nuk do të shërbejnë.
- Protestat në Francë
Protestat në Francë të cilët filluan më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, më pas me protestat e “jelekëve të verdhë” kundër administratës së Macron, u shndërruan në protestat më të dhunshme të viteve të fundit.
Protestuesit të cilët në përgjithësi përbëhen nga personat të cilët për shkak të kostos së qirave të larta në qendër të qyteteve janë vendosur nëpër zona rurale, kërkojnë nga Macron përmirësimin e kushteve ekonomike.
Më herët u njoftua se rritja e çmimeve për derivate, e cila protestohej nga “jelekët e verdhë” është anuluar për vitin 2019, por protestuesit nuk panë si të mjaftueshëm një veprim të tillë dhe njoftuan se do t’i vazhdojnë protestat.
Gjatë protestave të deritanishme 4 persona kanë humbur jetën, 4 mijë e 99 persona janë ndaluar, kurse më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur.
- Deklaratat e Macronit
Macron në një deklaratë në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë” kishte deklaruar se duke filluar nga viti 2019 paga minimale do të rritet për 100 euro.
Presidenti francez po ashtu kërkoi nga punëdhënësit që ata të cilët munden të paguajnë bonuse për fundvit për punëtorët e tyre, ndërsa kishte deklaruar se nuk do të bëhen ndërprerje nga ata që marrin pension nën 2 mijë euro.
“Jelekët e verdhë” dhe më shumë se gjysma e francezëve i vlerësuan si të pamjaftueshme këto deklarata të presidentit Macron.
- Qeveria thirrje që të mos organizohen protesta
Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, pas sulmit të armatosur në Strasburg, të martën e kaluar, nga “jelekët e verdhë” kërkoi që të mos organizojnë një protestë të re ditën e shtunë.
Edhe ministri i Mjedisit, François de Rugy, në një deklaratë për televizionin "Public Senat" tha se protestat e “jelekëve të verdhë” tanimë duhet të përfundojnë plotësisht.
Kryetari i Kuvendit Kombëtar, Richard Ferrand, në një deklaratë për radion "France Inter" tha se presidenti Emmanuel Macron iu është përgjigjur kërkesave të “jelekëve të verdhë” dhe se për këtë arsye duhet t’iu jepet fund protestave.