Muhammed Emin Canik
15 Dhjetor 2018•Përditësim: 16 Dhjetor 2018
BUENOS AIRES (AA) - Në shtetin e Amerikës së Jugut, Argjentinë, është gjetur një fosil 700 mijë vjeçar i kafshës sloth, që ndryshe njihen edhe si përtacë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga bashkia e General Alvarado, një familje në rajonin General Alvarado të qytetit Miramar të Argjentinës, në bregun e detit Mar del Sur kanë gjetur fosil të slothit.
Familja Palvecino menjëherë pas kësaj njoftuan muzeun Miramar Punta Hermengo.
Sipas analizave të para, kafsha emri shkencor i së cilës është "Scelidotherium" mendohet se ka jetuar para rreth 700 mijë viteve.
Scelidotherium-et janë kafshë përtacë me peshë që mund të tejkalonte një ton, si dhe me struktura të gjata të kafkës.