Rahmi Gündüz
12 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
PARIS (AA) - Për projektligjin e shumë diskutueshëm të punës në Francë është protestuar në disa rajone të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestat e mbështetura nga sindikatat dhe studentët janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë e cila ka shpërndarë protestuesit e papërmbajtur me gaz lotsjellës dhe me ujë. Ndër të tjera theksohet se në Paris janë ndaluar 7 protestues, në qytetin Nantes 5 dhe në Caen 6 protestues.
Gjithashtu vihet në dukje se në orët kur po zhvilloheshin protestat në parlament po zhvillohej interpelanca e paraqitur ndaj qeverisë nga opozita në lidhje me draftin.
- Projektligj i diskutueshëm-
Projektligji i punës i përgatitur në Francë me qëllim për të uluar papunësinë në tregun e punës nga sindikatat interpretohet si "marrje e të drejtave të fituara".
Sipas projektligjit parashikohet që koha maksimale ditore e punës e cila mund të shkojë në 10 orë të rritet në 12 orë, punonjësit që dëshirojnë të kryejnë ndryshime në kontratë mund të largohen nga puna, pagesa më të ulëta për kohët e punës shtesë, etj.
Gjithashtu projektligji i jep autoritet punëdhënësve që të rritin kohën e punës dhe të ulin pagën e punonjësve si dhe punësimin deri në 10 orë në ditë të atyre që marrin trajnime të praktikës dhe të cilët janë nën moshën 18 vjeç.