Bota

Forcat izraelite plagosin fotoreporterin e AA-së në Bregun Perëndimor

Fotoreporteri Shtayyeh dhe katër palestinezë ishin shënjestër e plumbave plastike të forcave izraelite

Mustafa Deveci  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Forcat izraelite plagosin fotoreporterin e AA-së në Bregun Perëndimor

Kuds

Forcat izraelite gjatë protestës kundër vendbanimeve hebreje të jashtëligjshme në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Murit të Ndarjes (Muri i Turpit) plagosi 5 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe fotoreporterin e pavarur (freelancer) të Anadolu Agency (AA), Nidal Shtayyeh.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, palestinezët, organizuan një protestë në disa lokacione të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj protestuesve me plumba plastike dhe gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët kundërshtuan me hedhje gurësh.

Fotoreporteri Shtayyeh dhe katër palestinezë ishin shënjestër e plumbave plastike të forcave izraelite.

Shtayyeh i plagosur në këmbë u trajtua nga ekipet e shëndetësisë palestineze në rajon dhe gjendja e tij është e mirë.

Ai edhe më parë në vitin 2017 gjatë ndekjes së protestave ishte plagosur nga forcat izraelite me plumba plastike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın