Can Erözden
25 Shkurt 2022•Përditësim: 25 Shkurt 2022
Me vendim të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), finalja e këtij viti në Ligën e Kampionëve nuk do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë ndërsa nikoqiri do të jetë Parisi, kryeqyteti i Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Bordi Ekzekutiv i UEFA-s, i cili mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, njoftoi se organizimi i finales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 28 maj, i është hequr Shën Petersburgut dhe i është dorëzuar Parisit, kryeqyteti i Francës.
Në "Stade de France" do të luhet ndeshja finale e kompeticionit më prestigjioz evropian të futbollit.
Përveç kësaj, u vendos që klubet e futbollit dhe ekipet kombëtare ruse dhe ukrainase të luajnë ndeshjet e brendshme të garave të UEFA-s në terren neutral.