Ferdi Türkten
25 Dhjetor 2019•Përditësim: 25 Dhjetor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në Tunizi është takuar me presidentin e këtij vendi, Kais Saied, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi mes Erdoğan dhe Saied është zhvilluar me dyer të mbyllura për median në rezidencën presidenciale.
Pas takimit bilateral mes dy presidentëve, u zhvilluan edhe takimet mes delegacionve. Në takime nga delegacioni turk janë të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.