Burak Yılmaz
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve dypalëshe në SHBA do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se takimi Erdoğan-Obama do të zhvillohet pas pritjes që do të organizohet për nder të krerëve të qeverive dhe shteteve të cilët ndodhen në SHBA për Samitin e Sigurisë Bërthamore në Shtëpinë e Bardhë.