Diyar Güldoğan
31 Mars 2016•Përditësim: 01 Prill 2016
BUENOS AIRES (АА) – Një ekip prej katërmbëdhjetë hulumtuesish turk të premten, do të mbërrijë në Antarktidë në mision shkencorë për të mësuar për ndikimet e ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i përberë nga mjekë, botanistë, inxhinierë të gjeodezisë dhe gjeologjisë, oqeanografë nga shtatë universitete turke, është planifikuar që të qëndrojnë në kontinentin jugorë deri më 15 prill.
"Manfred Reinke, sekretar Ekzekutiv i Sekretariatit të Kartës së Antarktikut ia prezantoi skuadrës eksplorimin e fundit shkencorë të kontinentit", theksoi për AA profesori Bajramit Ozturk, kreu i ekipit hulumtues.
Bajram tha se kjo ishte hera e parë që Turqia organizon ekspedita shkencore në Antarktidë .