Associated Press
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
PYONGYANG (AA) – Koreja e Veriut ka njoftuar zyrtarisht se ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale Facebook, Twitter, YouTube dhe web-faqet nga Koreja e Jugut nga shkaku i shqetësimit të autoriteteve për përhapjen e informacioneve, transmeton Anadolu Agençy (AA).
Njoftimi i Ministrisë për Postën dhe Telekomunikacionin këtë javë u është bërë i ditur përdoruesve të operatorit më të madh në vend Koryolinka.
Në njoftim thuhet se janë bllokuar faqet e propagandës kundër Koresë së Veriut dhe web-faqet dedikuar të rriturve në YouTube, Facebook, Twitter, Zëri Amerikës dhe mediat nga Koreja e Jugut.
Ndërkohë, një numër i vogël i qytetarëve kanë qasje në internet në Korenë e Veriut, kryesisht në rrjetet e kontrolluara nga qeveria, ndërkohë që për shtetasit e huaj qasja ka qenë e pakufizuar.