Bota, Koronavirusi

Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

Në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Trump janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin politik dhe ushtarak për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon

Seda Sevencan  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht Sirinë dhe Libinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e komunikimeve pranë presidencës turke njoftoi se në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Trump janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin politik dhe ushtarak për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

"U konfirmua se popujt tanë solidarizohen në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri", thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.