Ekip
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
ÇOBANBEY (AA) - Në kuadër të ofensivës 'Mburoja e Eufratit' Ushtria e Lirë e Sirisë (ULS) ka hapur një front të dytë lufte duke u futur në Çobanbej të Halep-it. Ndërkohë ekipi i Anadolu Agency (AA) ndodhet në frontin e luftës duke ndjekur nga afër luftimet atje.
Ofensiva 'Mburoja e Eufratit' e cila mbështetet nga forcat tokësore turke dhe koalicioni ndërkombëtar është duke vazhduar me të gjithë shpejtësinë e saj si dhe vazhdon të zgjerohet.
Që prej fillimit të kësaj ofensive ULS ka nën kontrollin e saj më shumë se 400 kilometra katrorë. Në mbështetje të ushtrisë turke dhe koalicionit ndërkombëtar ULS ka nën kontroll mbi 30 fshatra dhe vendbanime duke i pastruar ata nga organizatat terroriste.
- Një front i ri
Në kuadër të ofensivës ULS ka hapur edhe një front të ri luftimesh. Forcat opozitare të cilat e kishin edhe më parë nën kontroll Çobanbej-in kanë nisur një front të ri luftimesh duke përparuar në drejtim të pozicioneve të organizatave terroriste në këtë rajon. Ndërkohë ekipi i AA po ndjekë nga afër lëvizjet e ULS duke qenë i pranishëm në zonën e luftës.
Që në orët e para të mëngjesit në këtë vend janë dislokuar një numër i madh forcash të ULS. Pas dërgimit të municioneve në këtë zonë, grupet në varësi të ULS kanë filluar të përparojnë duke marrë nën kontroll disa vendbanime. Ata janë mbështetur edhe nga Forcat e Ushtrisë së Turqisë.
Gjatë përparimit të tyre në drejtim të jugut herë herë militantët e organizatës terroriste të DAESH-it kanë sulmuar forcat e ULS-së. Predhat e hedhura nga DAESH ranë në afërsi të vendit ku ndodhej ekipi i AA dhe TRT. Si rrjedhojë e rënies së predhave nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Nga ana tjetër përparimi i ULS ende është duke vazhduar.