Muhammet Kurşun,Hemn Baban
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
MUSUL (AA) - Organizata terroriste DAESH pasi mori nën kontroll qytetin e Kajjara-s mblodhi të gjitha antenat dixhitale dhe i grumbulloi ato në një ambient të hapur duke lënë pas kështu një "varrezë dixhitale", raporton Anadolu Agency (AA).
DAESH-i thuhet se i ka hapur luftë antenave dixhitale në qytetin Kajjara, qytet ky që gjendet rreth 60 kilometra larg Musulit dhe njihet si një nga qytetet më të pasura me burime nafte. DAESH-i e ka bërë këtë me pretendimin për tu mbrojtur nga forcat ushtarake irakiane dhe ato të koalicionit.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë thuhet se militantët arrestonin menjëherë njerëzit që pikasnin duke përdorur telefonin celular. Pas arrestimit të tyre thuhet se për ta nuk kishte më informacion.
"Varreza dixhitale e DAESH-it"
Në sheshin ku ndodhet "varreza dixhitale" duken qartë pajisje dhe antena elektronike të djegura apo të shtypura në mënyrë që të mos të kenë mundësi ripërdorimi. Me këtë veprim organizata terroriste synonte mbajtjen të izoluar të popullatës dhe pengimin e informimit të saj.
Një qytetar i Kajjara-s, Muhammet Hëdër Ali, thotë për gazetarin e AA se shtëpia e tij ndodhet afër vendit ku është ngritur "varreza dixhitale".
"Qytetarët të cilët nuk dëgjonin dhe vepronin kundër urdhrave të DAESH-it torturoheshin këtu. Këtu ka edhe vende ku mbaheshin personat që torturoheshin të vetmuar. Në këto biruca tek personash qëndronin ata të cilët rezultonin se përdornin mjete dixhitale komunikimi si dhe antena dixhitale. DAESH kundër këtyre personave krahas torturës iu priste edhe gjoba të ndryshme monetare'', shprehet Ali në fjalën e tij.
Ali thotë se rregullat e vendosura nga DAESH-i erdhën në një pikë të pa durueshme dhe se kur dëgjuan për operacionin e shpëtimit të ushtrisë irakiane kanë dhënë kontributin e tyre kundër organizatës terroriste.