Alperen Aktaş
23 Korrik 2023•Përditësim: 24 Korrik 2023
Presidenti egjiptian Abdulfettah al-Sisi emëroi të shtunën Amr el-Hamamin si ambasador të vendit në Türkiye me një dekret zyrtar të publikuar në gazetën zyrtare, transmeton Anadolu.
Emërimi erdhi pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan caktoi Salih Mutlu Senin për të shërbyer si ambasador i Ankarasë në Kajro pasi të dy vendet ngritën marrëdhëniet e tyre diplomatike nga niveli i të ngarkuarve me punë pas një dekade.
Hamami kishte shërbyer si i ngarkuar me punë të Egjiptit në Ankara që nga viti 2019. Para kësaj, ai ishte këshilltar ligjor për Misionin e Egjiptit në OKB në New York në vitet 2011-2015.
Ai gjithashtu ka shërbyer në role konsullore në ambasadat e Egjiptit në Niger, Danimarkë dhe Bullgari.