Bota, Koronavirusi

EBA dhe Izraeli marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër COVID-19

Dy kompani izraelite nënshkruan marrëveshje me kompaninë G42 të Emirateve të Bashkuara Arabe për të punuar në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike në luftën kundër COVID-19

Hamdi Yıldız  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 03.07.2020
EBA dhe Izraeli marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër COVID-19

Kuds

Dy kompani izraelite nënshkruan një marrëveshje me kompaninë G42 të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) me qëllim për të punuar në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas radios së ushtrisë izraelite, dy institucionet shtetërore Rafael dhe Industria e Aviacionit dhe Hapësirës së Izraelit (IAI) nënshkruan marrëveshje për COVID-19 me kompaninë G42, një prej kompanive lider të teknologjisë në EBA.

Gazeta "The Jerusalem Post" në artikullin e saj marrëveshjet i ka cilësuar një zhvillim historik dhe ka shkruar se kompanitë izraelite operojnë në industrinë e mbrojtjes dhe se tre kompanitë që kanë arritur marrëveshje, planifikojnë bashkëpunim për hulumtime dhe zhvillime me qëllim për të ofruar zgjidhje efektive kundër COVID-19.

Kompanitë Rafael dhe IAI që janë të lidhura me Ministrinë izraelite të Mbrojtjes, sigurojnë për ushtrinë e Izraelit raketa dhe pajisje në industrinë e mbrojtjes ushtarake.

Ndërsa kompania G42 e cila operon në fushën e inteligjencës artificiale me qendër në Abu Dabi, kohën e fundit po zhvillon punime të cilat kanë përmbajtje në luftën kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.