Ekip
03 Korrik 2020•Përditësim: 03 Korrik 2020
Tetë policë përfshirë një zëvendës kryeshef u vranë sot në veri të Indisë në një shkëmbim zjarri me kriminelët, njoftoi një zyrtar i policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incident ndodhi në një fshat në Kanpur të shtetit Uttar Pradesh, rreth 495 kilometra nga kryeqyteti New Delhi.
Zëvendësdrejtori Divendra Kumar Mishra, tre zëvendës inspektorë dhe katër policë u vranë në fshatin Dikru, tha zyrtari.
Dy nga sulmuesit u vranë nga policia.
Ekipet e policisë kishin shkuar në fshat në kërkim të një gangsteri të dyshuar, Vikas Dubey, i cili përballet me 60 kallëzime penale, përfshirë vrasje, rebelime, rrëmbime dhe grabitje.
Hitesh Chandra Awasthi, drejtori i përgjithshëm i policisë në Uttar Pradesh deklaroi se: "Tetë policë humbën jetën ndërsa shtatë të tjerë u plagosën kur sulmuesit hapën zjarr ndaj ekipit të policisë".
Një ekip zyrtarësh të lartë janë nisur menjëherë në Kanpur nga kryeqyteti i shtetit, Lucknow.