Bota

Huthit në Jemen kërcënojnë me sulme Arabinë Saudite

"Forcat tona do të vazhdojnë të shënjestrojnë pikat ushtarake dhe institucionet e mbretërisë brenda Arabisë Saudite", tha zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri

Hamdi Yıldız  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 03.07.2020
Huthit në Jemen kërcënojnë me sulme Arabinë Saudite

Sana

Huthit në Jemen të mbështetur nga Irani kërcënuan se do të shënjestrojnë institucionet dhe pikat ushtarake të mbretërisë në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri, pas njoftimit të forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite se do të kryejnë operacione me cilësi shumë të veçantë dha deklaratë për agjencinë e lajmeve Saba.

"Forcat tona do të vazhdojnë të shënjestrojnë pikat ushtarake dhe institucionet e mbretërisë brenda Arabisë Saudite", tha Seri.

Huthit akuzojnë forcat e koalicionit me vrasjen e civilëve në qytetin verior Sade në një operacion ajror të mërkurën e kaluar, si dhe bombardimin e depove të pajisjeve mjekësore në Sana.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın