Amina Zorniç
18 maj 2016•Përditësim: 18 maj 2016
GJENEVË (AA) – Shtëpia e ankandit të Londrës Sotheby's në Gjenevë për 31.6 milionë dollarë amerikanë ka shitur diamantin rozë në formë të dardhës 15.38 karatë të quajtur “Unique Pink", raporton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan CNN, diamanti, i vendosur në unazë të thjeshtë, i është shitur një blerësit aziatik identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas David Bennett, president i Departamentit ndërkombëtar për stoli Sotheby's, ngjyra e diamantit rozë është specifike dhe dallon prej të gjitha diamanteve të shituara deri më tani.
Megjithatë, diamanti më i shtrenjtë rozë i shitur mbetet “Graff Pink” prej 24.78 karatë të cilin Sotheby's e shiti nën nëntor të vitit 2010 për 46.2 milionë dollarë.
Diamanti “Pink Star” i shitur për një shumë të pabesueshme prej 83.4 milionë dollarë në ankandin e Sotheby's-it edhe më tej është diamanti më i shitur në botë. Bëhet fjalë për diamantin prej 60 karatëve me dimension 2.69×2.06 centimetra.