Bota

Demonstratë kundër korrupsionit në Filipine

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit të Filipineve, Manila, për të protestuar kundër korrupsionit gjatë administratës së presidentit Ferdinand Marcos Jr

Ajdin Aliji  | 21.10.2025 - Përdıtësım : 21.10.2025
Demonstratë kundër korrupsionit në Filipine Foto: Daniel Ceng/AA

Shkup

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit të Filipineve, Manila, për të protestuar kundër korrupsionit gjatë administratës së presidentit Ferdinand Marcos Jr., raporton Anadolu.

Oficerët e policisë morën pozicion ndërsa protestuesit ngritën një barrikadë gjatë demonstratës kundër korrupsionit në Filipine.

Demonstrata është pjesë e zemërimit publik në rritje të vendit të Azisë Juglindore për shkak të korrupsionit të ekspozuar në projektet e infrastrukturës së kontrollit të përmbytjeve në të gjithë vendin me vlerë mbi 9 miliardë dollarë amerikanë gjatë administratës së presidentit Marcos Jr.

Të rinjtë si shumicë që organizojnë protesta me flamuj "One Piece", u bashkuan me një trend global të protestave antiqeveritare të udhëhequra nga "Gen-Z", përfshirë ato në Nepal dhe Indonezi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın