Hakan Ceyhan Aydoğan
24 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
MOSKË (AA) - Për përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, Vitaliy Churkin, i cili ndërroi jetë në një spital në New York, është mbajtur një ceremoni mortore në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e parë mortore për Churkin u zhvillua në spitalin e administratës shtetërore në Moskë. Në ceremoni morën pjesë familjarë dhe të afërmit e Churkin, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, punonjës të tjerë të ministrisë dhe politikanë vendas.
Më pas u mbajt ceremonia në varrezat Troyekurovskoye në Moskë.
Churkin, ndërroi jetë në spital pas disa shqetësimeve më 20 shkurt. I lindur në Moskë më 21 shkurt 1952, ai kryente detyrën si përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB që nga viti 2006.