Nazlı Yüzbaşıoğlu
30 Korrik 2019•Përditësim: 30 Korrik 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në Tajlandë është takuar me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime diplomatike theksojnë se Çavuşoğlu ndodhet në Tajlandë për të marrë pjesë në takimin e 52-të të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Takimi i ministrave të Jashtëm të ASEAN-it filloi më 27 korrik në Bangkok ndërsa përfundon më 3 gusht.