Ekip
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, sot në Moskë do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në mënyrë për të përafruar qëndrimet që lidhen me përfundimin e luftës civile në Siri dhe krizën në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry pas takimit me homologun e tij, Lavrov do të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, ku pritet të zhvillohen bisedime të ashpra mbi mënyrat për avancimin e zgjidhjes për të dyja krizat.
Rusia dhe SHBA-të janë në mosmarrëveshje rreth mekanizmit të tranzicionit politik me qëllim të ndalimit të luftës në Siri, si dhe për qasjen ushtarake të luftës kundër DAESH-it. Kur është fjala për Ukrainën, të dy vendet janë të ndara mbi zbatimin e marrëveshjes së shkurtit të këtij viti, e cila duhet ti jepte fund armiqësisë ndërmjet qeverisë në Kiev dhe separatistëve në lindje të vendit të mbështetur nga Rusia.
Në hapje të takimit, Kerry tha se Moska dhe Uashingtoni pajtohen se grupi terrorist DAESH në Siri dhe Irak, paraqet një kërcënim të madh për të gjithë. Sipas tij, ata janë terroristët më të këqij, sepse ata sulmojnë kulturën dhe historinë.