Ayşe Sarıoğlu
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu dënoi ashpër bombardimin e djeshëm të qytetit sirian Idlib, në të cilin u vranë një numër i madh i civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavushoglu në një përgjigje me shkrim në pyetjen e gazetarit të AA-së në lidhje me shpërthimin e djeshëm në Idlib, theksoi se sulmet e avionëve rusë kanë goditur ndërtesën e gjykatës, shkollën dhe ndërtesën e pushtetit vendor si dhe objekte banimi. Ai shtoi se këto sulme morën rreth 200 jetë njerëzish dhe se një numër i madh janë plagosur.
"Dënojmë ashpër sulmet që janë kryer nga aeroplanët e Forcave të Armatosura të Rusisë në qendër të Idlibit", tha Çavushoglu.
Shefi i diplomacisë turke theksoi se të gjithë të vrarit e djeshëm ishin civilë, kurse kohët e fundit në lindje të Gutit pranë Damaskut u bombardua një treg, ku u vranë 65 persona dhe u plagosën 120 të tjerë, kryesisht civilë.
"Ky është një turp në emër të njerëzimit, turp për mbarë botën. Rusia nga 30 shtatori i vitit 2015 në Siri, kryesisht është duke e bombarduar opozitën e moderuar, ku pësojnë vendbanimet civile", tha Çavushoglu.
Sipas tij, Rusia veprimet e saj ushtarake në Siri i filloi nën pretekstin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, dhe që nga 30 shtatori ka kryer rreth katër mijë sulme nga ajri. Pothuajse 91 përqind të sulmeve kishin për qëllim opozitën kurse sulmet ndaj opozitës vetëm se kanë forcuar DAESH-in.
"Problemi i Rusisë nuk është DAESH-i. Shqetësimi i tyre është që Sirinë përsëri t'a lënë në duart e Bashar al-Assad-it dhe në këtë drejtim nuk shikojnë se kë vrasin civilë, opozitarë. Në sulmet ajrore ruse janë vrarë së paku 600 civilë, kurse disa argumentojnë se ky numër ka tejkaluar 800. Bota duhet të informohet se nga numri i përgjithshëm i të vrarëve, 150 janë fëmijë", tha Çavushoglu.