Halit Süleyman
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
IDLIB (AA) - Në sulmet ajrore të avionëve luftarake të Rusisë në qarkun Maaret el-Numan që gjendet në jug të qytetit Idlib kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë plagosur 12, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marrë nga zyrtarët e spitalit në Maaret el-Numan, aeroplanët ushtarak të ushtrisë ruse pas namazit të xhumasë kanë sulmuar qendrën e qarkut Maaret el-Numan e cila gjendet në jug të Idlibit.
Zyrtarët theksuan se në sulm kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 12 janë të plagosur, ndër të plagosurit ka edhe në gjendje të rëndë.
- "Në Maaret el-Numan kanë sulmuar avionët rusë"-
Ndërkohë aktivisti i medias lokale në Maaret el-Numan, Muhammed Karks tha se: “Avionët rusë sulmuan në qarkun Maaret el-Numan. Në këtë sulm kanë humbur jetën shumë persona dhe ka edhe të plagosur".
Karks gjithashtu theksoi se aeroplanët e regjimit një kohë të gjatë nuk kanë zhvilluar sulme në rajon.