Mahmoud Barakat
30 Korrik 2019•Përditësim: 31 Korrik 2019
Konferenca vjetore e Intenacionales Socialiste (SI) është hapur në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me pjesëmarrjen e partive politike nga 25 vende, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur gjatë hapjes së seancës, komisioneri për marrëdhënie ndërkombëtare i grupit palestinez Fatah, Rawhi Fattouh, përshëndeti pjesëmarrjen ndërkombëtare të partive socialiste në pushtet dhe në opozitë.
Fattouh tha se pjesëmarrja mbështet udhëheqjen palestineze përballë planit amerikan të planifikuar të paqes, i njohur si "Marrëveshja e shekullit".
Ai theksoi të drejtat e popullit palestinez për të krijuar shtetin e tyre të pavarur mbi kufijtë e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 dhe Kudsin Lindor si kryeqytet të tij.
Në konferencë, Palestina është duke u përfaqësuar nga grupi Fatah, partia e Nismës Kombëtare Palestineze dhe Fronti i Luftimeve Popullore Palestineze.
Internacionalja Socialiste është një organizatë politike, e cila është ombrellë e 162 organizatave dhe partive politike nga e gjithë bota me orientim social demokrat, socialist dhe laburist.