Bota

Çavuşoğlu takohet me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Në një postim nga media sociale pas takimit, Çavuşoğlu tha se uniteti dhe solidarizimi brenda Aleancës duhet të forcohet edhe më shumë

Ömer Tuğrul Çam  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 22.01.2021
Çavuşoğlu takohet me kreun e NATO-s, Stoltenberg ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi mes ministrit Çavuşoğlu dhe sekretarit Stoltenberg u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në një postim nga media sociale pas takimit, Çavuşoğlu tha se uniteti dhe solidarizimi brenda Aleancës duhet të forcohet edhe më shumë.

"Vendi ynë ndërmerr role kritike dhe drejtuese në parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës. Do të vazhdojmë të mbështesim misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Irak", deklaroi Çavuşoğlu.

Ministri Çavuşoğlu në kuadër të takimeve në Bruksel pritet që brenda ditës të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.