Yusuf Hatip
08 Shtator 2018•Përditësim: 09 Shtator 2018
BRUKSEL (AA) - Qindra ambientalistë të cilët u mblodhën para Parlamentit Evropian (PE) në Bruksel të Belgjikës protestuan për të tërhequr vëmendjen te ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e lexuar në protestën nën udhëheqjen e organizatave ambientaliste iu bë thirrje qeverive që të marrin masa serioze ndaj ngrohjes globale.
"Duhet të merren menjëherë masa për të parandaluar ndryshimet klimatike", u tha në protestë.
Bruksel, ambientalistët protestë para PE-së
Qindra ambientalistë të cilët u mblodhën para Parlamentit Evropian (PE) në Bruksel të Belgjikës protestuan për të tërhequr vëmendjen te ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )
08.09.2018 Dursun Aydemir
1 / 32
Për shkak të protestës ku u shpalosën pankarta dhe afishe kundër politikave që shkaktojnë ngrohjen globale u morën masa të gjera sigurie.