Ahmet Gürhan Kartal
11 Korrik 2021•Përditësim: 11 Korrik 2021
Britania sot kujtoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës 1995 gjatë së cilës më shumë se 8.000 muslimanë të Bosnjës u vranë nga forcat serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sot, ne ndalemi për të përkujtuar viktimat dhe për të nderuar të mbijetuarit e gjenocidit të Srebrenicës", tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab në një deklaratë të lëshuar në 26-vjetorin e gjenocidit.
"Britania vazhdon të luajë një rol jetësor në dhënien fund të mosndëshkimit të këtyre krimeve të tmerrshme siç kemi treguar duke rënë dakord për të siguruar qelinë e burgut në mënyrë që Radovan Karaxhiq të vuajë dënimin e tij të përjetshëm për gjenocidin".
Deklarata nga Zyra e Jashtme dhe e Komonuelthit thekson se "gjenocidi mori jetën e mbi 8.000 burrave dhe djemve kryesisht muslimanë dhe çoi në zhvendosjen e mbi 20.000 grave dhe fëmijëve që u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre".
Raab gjithashtu u kërkoi udhëheqësve politikë në rajon të "refuzojnë gjuhën e urrejtjes, të dënojnë çdo lartësim të autorëve të gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendase".