Tayfun Salcı
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
LONDËR (AA) - Qeveria e Britanisë, njoftoi se është duke dhënë "mbështetje të plotë" operacioneve ushtarake të SHBA-ve të cilat i realizoi në bazën ushtarake të regjimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Kryeministria e Britanisë së Madhe, u theksua se "Qeveria britanike është duke iu dhënë mbështetje të plotë veprimeve të SHBA-ve. Besojmë se kjo është përgjigja e duhur për sulmin barbar me armë kimike të regjimit në Siri."
Në deklaratë gjithashtu theksohet se operacioni i SHBA-ve ka për qëllim për t'i frenuar sulmet kimike në të ardhmen.
Ushtria e SHBA-ve, kishte njoftuar se si reagim ndaj masakrës me armë kimike nga regjimi në rajonin Idlib të Sirisë ka ndërmarrë sulme me raketa kundër ushtrisë së Asadit. Është theksuar se nga anijet e ushtrisë së SHBA-ve në Lindje të Detit Mesdhe është goditur me 59 raketa Tomahawk baza ajrore për të cilën theksohet se është përdorur në sulmin kimik.