Dejan Maksimoviç
28 nëntor 2015•Përditësim: 29 nëntor 2015
LONDËR (AA) – Në Londër, por edhe në mbarë Britaninë e Madhe, sot janë mbajtur protesta kundër përfshirjes së forcave ajrore britanike në bombardimet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Votimi në Parlamentin Britanik, nëse avionët e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) do të përfshihen në bombardime, sipas të gjitha gjasave do të mbahet.
Propozimi për votim po fiton gjithnjë e më shumë simpatinë pas sulmeve terroriste në Paris, por shumë qytetarë të Londrës dhe pjesës tjetër të vendit besojnë se bombardimi i Sirisë nuk do të ndalë sulmet terroriste. Prandaj, ata vendosën për mbajtjen e disa protestave nën sloganin "Don't bomb Syria".