Mohamed Sabry Emam Muhammed
31 Gusht 2019•Përditësim: 01 Shtator 2019
Një i ri palestinez sot iu nënshtrua plagëve të marra nga plumbat izraelitë një ditë më parë, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ministria tha se Badr al-Din Nabil, 25 vjeç, u plagos gjatë protestave kundër okupimit në lindje të qytetit Khan Younis në Rripin jugor të Gazës të premten.
Dhjetëra protestues palestinezë u plagosën nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave të së premtes, bëri të ditur ministria.
Që nga fillimi i protestave në Gaza në mars të vitit 2018, më shumë se 300 protestues janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite të vendosura në zonën tampon midis Gazës dhe Izraelit.
Protestuesit kërkojnë heqjen e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj nga shumë nevoja themelore.