Qays Abu Samra,Afra Aksoy
07 Shkurt 2018•Përditësim: 08 Shkurt 2018
BETLEHEM (AA) - Ushtarët izraelitë arrestuan katër palestinezë gjatë protestave në Bethlehem të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup palestinezësh organizoi protestë me rastin e vrasjes së Ahmed Cerrar, ngjarje e cila ndodhi të martën. Të tubuarit mbanin pankarta me mbishkrime kundër sanksioneve dhe bllokadës izraelite.
Pas ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë u arrestuan katër palestinezë.
Më 6 dhjetor 2017, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi të njohë Kudsin për "kryeqytet të Izraelit" dhe urdhëroi Departamentin Amerikan të Shtetit për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Kuds.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, gjatë një vizite në Izrael në janar pati deklaruar se ambasada e SHBA-ve do të zhvendoset nga Tel Avivi në Kuds deri në fund të vitit 2019.