Afra Aksoy
07 Shkurt 2018•Përditësim: 08 Shkurt 2018
KAJRO (AA) – Administrata e Egjiptit për tre ditë ka hapur vendkalimin kufitar Refah në kufirin me Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ambasada e Palestinës në Kajro bëhet e ditur se autoritetet egjiptiane për tre ditë, duke filluar prej sot, për kalimin në dy drejtime hapën vendkalimin kufitar Refah.
Egjipti që nga grusht shteti më 3 korrik të vitit 2013, vendkalimin Refah e mban të mbyllur, ndërsa e hap vetëm disa herë në vit.
Izraeli ka kontroll mbi gjashtë prej shtatë vendkalimeve kufitare që Egjipti ka me Rripin e Gazës.