Ömer Tuğrul Çam
30 Korrik 2020•Përditësim: 31 Korrik 2020
Bashkimi Evropian (BE) zgjat një vit sanksionet që zbaton ndaj Koresë së Veriut për shkak të aktiviteteve të saj bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se do të vazhdojnë edhe për një vit sanksionet që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalesën e udhëtimit për 57 persona dhe 9 organizata.
Sanksionet ndaj Koresë së Veriut zbatohen për shkak të aktiviteteve të saj bërthamore që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, punimeve raketore balistike dhe programeve të tjera lidhur me armët shkatërruese masive.
Masat e BE-së ndaj Koresë së Veriut u theksua se janë sanksionet më të ashpëra që unioni ka zbatuar ndaj ndonjë vendi.
BE-ja vendimin e saj për sanksione kundrejt Koresë së Veriut e mori për herë të parë në vitin 2006 në përputhje me OKB-në e cila gjithashtu zbaton sanksione ndaj 80 personave dhe 75 organizatave të Koresë së Veriut.
Edhe presidenti amerikan Donald Trump muajin e kaluar njoftoi se vendi i tij ka zgjatur një vit sanksionet ndaj Koresë së Veriut.