Yusuf Hatip
12 Prill 2018•Përditësim: 13 Prill 2018
BRUKSEL (AA) - Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka zgjeruar masat e saj kufizuese kundër Iranit edhe për një vit tjetër, duke treguar si arsyetim "shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Këshilli, janë zgjatur deri më 13 prill 2019 sanksionet të cilat përfshijnë ngrirjen e pasurive të 82 shtetasve iranianë dhe ndalimin e vizave ndaj tyre.
BE, që për sanksionet tregon si arsye "shkeljet serioze të të drejtave të njeriut", gjithashtu ndalon eksportin e pajisjeve që do t'u lejojnë zyrtarëve iranianë të përgjojnë ose të nxisin presionin e brendshëm.
Rikujtojmë se BE vendosi në zbatim sanksionet ndaj Iranit në vitin 2011.