Ömer Koparan
12 Prill 2018•Përditësim: 12 Prill 2018
AZEZ/ANKARA (AA) - Të paktën 10 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të ndërtesës së kuvendit në qytezën Azez, që është nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të gazetarit të AA-së në Azez, është kryer një sulm në afërsi të ndërtesës së kuvendit.
Nga shpërthimi kanë mbetur 10 persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet në Turqi.
Ndërkohë janë marrë masa të gjëra të sigurisë. Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.