Hasan Özkal
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
HALEP (AA) - Rusia ka lëshuar një raketë balistike nga qyteti sirian Lazkije ndërsa e njëjta ka rënë në hapësirë të zbrazët në vendbanimin Azez, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së nga burimet lokale ka mësuar se avionët rusë mbrëmë kanë bombarduar konvojin humanitar në Azez, dhe si rrejdhojë kanë humbur jetën dy persona ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur. Pas bombardimeve, në rajonin e njëjtë është shkrepur një raketë balistike.
Supozohet se raketa është lëshuar nga anija e flotës ruse në Detin Mesdhe, jo larg nga qyteti sirian Lazkije. Raketa ka rënë në hapësirë të zbrazët afër Halepit, kurse u gjet nga Ushtria për Çlirimin e Sirisë (FSA).
Zëdhënësi i FSA-së në Azez Zekeriye Karsli për AA tha se raketa e cila ka rënë në këtë rajon i takon ushtrisë ruse.
Ai ka thënë se Rusia vazhdon të bëjë të pamundur shpërndarjen e ndihmave humanitare për grupet opozitare në dhe përreth Halepit, e cila vjen nga Turqia.
"Në sulmin e mbrëmshëm janë goditur më shumë kamionë. Sot e kemi gjetur raketën balistike. Rusia, e cila në Siri erdhi 'gjoja' për të luftuar DAESH-in, objekt sulmesh ka opozitën siriane dhe civilët. E gjithë bota duhet të kuptojë se lufta e Rusisë kundër DAESH-it është vetëm në letër", ka thënë Karsli.