Bota

BE përshëndet vendosjen e armëpushimit në Libi

"Armëpushimi do të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike në Libi. Tashmë të gjitha palët duhet ta zbatojnë armëpushimin", ka shkruar Borrell

Şerife Çetin   | 13.01.2020
BE përshëndet vendosjen e armëpushimit në Libi

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se armëpushimi i arritur në Libi ofron një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter ka deklaruar se e mirëpret armëpushimin e arritur në Libi.

"Armëpushimi do të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike në Libi. Tashmë të gjitha palët duhet ta zbatojnë armëpushimin", ka shkruar Borrell.

Ai më tej ka nënvizuar se BE-ja është e gatshme të ofrojnë mbështetje ndaj punimeve të zhvilluara në praninë e procesit të Berlinit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se të gjithë libianët e meritojnë paqen dhe mirëqenien.

Ndërsa në anën tjetër edhe presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se e mirëpret njoftimin për armëpushim. "Ndalimi i konflikteve të armatosura është hapi i parë në drejtim të drejtë. BE-ja ka bërë shumë përpjekje për këtë", tha ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një takim të zhvilluar më 8 janar u bënë thirrje për armëpushim të gjitha palëve në Libi.

Armëpushimi hyri në fuqi më 12 janar pas pranimit nga forcat e Haftarit të cilët luftojnë kundër Qeverisë së Pajtimit kombëtar në Libi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın