Ali Murat Alhas
13 Janar 2020•Përditësim: 14 Janar 2020
Në qytetet e mbipopulluara të çadrave në Atme dhe Kah, që ndodhen në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, vazhdon të rritet numri i banorëve për shkak të fluksit të fundit të migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra sirianë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qytetet e çadrave që kur regjimi i Bashar al-Assadit dhe aleatët e tij rusë nisën sulmet në nëntor të vitit 2019.
Në qytetet e mbipopulluara të çadrave në Atme dhe Kah, që ndodhen në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, vazhdon të rritet numri i banorëve për shkak të fluksit të fundit të migrantëve. Mijëra sirianë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qytetet e çadrave që kur regjimi i Bashar al-Assadit dhe aleatët e tij rusë nisën sulmet në nëntor të vitit 2019. ( Erdal Türkoğlu - Anadolu Agency )
Shumica e atyre që kërkojnë vendbanime të reja vendosin çadrat e tyre pranë fshatrave dhe kampeve lokale me shpresën se do të përfitojnë nga transporti i lehtë, burimet e ujit dhe ndihmat humanitare.
Ata që nuk mund të sigurojnë tenda, nuk kanë mundësi tjetër përveç që të jetojnë në çadrat e të afërmve të tyre derisa të sigurojnë çadrat e tyre. Mund të vërehen çadra në të cilat deri në tre familje luftojnë për mbijetesë.
Kampet Atme dhe Kah ndodhen në afërsi të provincës jugore turke Hatay. Edhe pse ka një distancë prej rreth 6 kilometrash midis kampeve, ato do të shndërrohen në një kompleks të vetëm pasi vala e fundit e migrimit ka çuar në maksimum kapacitetet e kampeve, me mijëra njerëz që kanë nevojë të madhe për ndihmë.
Rreth 600 mijë njerëz aktualisht strehohen në këto kampe të cilat janë të mbushura me shumë tenda të copëtuara dhe nuk kanë infrastrukturë bazike.
Pamjet ajrore të AA-së tregojnë se qytetet e çadrave po shndërrohen në atë që mund të përshkruhet si një metropol i çadrave me qindra mijëra njerëz që luftojnë për mbijetesë.